Përjashtohen 4 deputetë të Berishës, Nazarko: Nga buron fuqia e Alibeajt?

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj të martën përjashtoi nga grupi edhe katër deputetë që janë pro Berishës. Analisti Shpëtim Nazarko, e cilëson një vendim të pritshëm, ndërsa theksoi se ajo që duhet të ndodhë është përpjekja për bashkim kur ndodhen dhe përballë një palë zgjedhjeve. Sipas tij, ajo që duhet të dimë është se nga i buron kjo fuqi Alibeajt për një vendim të tillë.

”Ikja e këtyre deputetëve nuk më bën ndonjë përshtypje të madhe. Ky vendim ishte i pritshëm dhe 8 janari i sivjetshëm sanksionon qëndrimin e njërit prej grupeve si të thuash që ka dhe vulën. Me aq sa merret vesh mënyra sesi ata luajnë në grupe është përcaktuar dhe në këtë sens nuk shoh ndonjë gjë, normalisht që është e dëmshme për një parti të madhe, por edhe sikur të mos ngjas ky bashkim, ajo që quhet opozitë s’ka shumë hesape me ndarjet sepse ajo e ka të përcaktuar qëndrimin ndaj pozitës së sotme dhe në këtë sens, ajo që është e rëndësishme është se opozita tani e ka pak më të vështirë se janë zgjedhjet vendore”,-tha Nazarko ”në studion e MCN Live”.

Nazarko shton edhe se nga pikëpamja ligjore, Alibeaj e di takatin e vet zyrtar. Kështu, ajo që duhet të kemi parasysh është që këto numërime janë pak të ngatërruara dhe çështja ka shkuar në gjykatë dhe zyrtarisht është ai vendimi i shkallës së parë që i ka dhënë të drejtë grupit ”Antialibeaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?