Përplasja me armë në Dhërmi, reagon Paloka: Siguria publike, katastrofë
“Siguria publike, në pikun e sezonit turistik, katastrofë”, kështu komenton deputeti demokrat, Edi Paloka pas ngjarjes që ndodhi në Dhërmi. Sipas tij, policia nuk ka prioritet qytetarët.
Postimi i plotë i Edi Palokës:
Brenda një dite, vetëm dje, lajme që ngjallin trishtim; familje që janë nisur të gjejnë qetesinë në pushime por përfundojnë viktima të aksidenteve; pushues që humbin jetën në det; në mes të lokalit të mbushur edhe me turistë të huaj, kërcet pushka…
Policia bën deklaratë “nuk ka asnjë të lënduar”!!!
Sigurisht sepse policia nuk ka prioritet qytetarët. Policia e Agron Xhafajt është e angazhuar të përcjellë tonelatat e drogës drejt bregut tjetër. Eshtë e angazhuar të krijojë alibitë për krimet qeveritare. Policisë nuk i intereson jeta dhe siguria e qytetarëve, përkundrazi, ata janë kthyer në rrezikun e qytetarëve duke u vënë në shërbim të mafies në pushtet.
KOHA JONË SONDAZH

