FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përshkallëzohet protesta, studentët rrethojnë Ministrinë e Arsimit

Protesta studentore ka marrë një hov të ri këtë të enjte, në ditën e dytë të marshimit nga fakultetet respektive drejt Ministrisë së Arsimit, në “rrugën e Durrësit”, në Tiranë. E enjtja shënon ditën e dytë për studentët në kryeqytet, e po ashtu edhe për ata në Elbasan, ndërkohë që studentët e Korçës janë bashkuar për herë të parë sot në bojkotimin e mësimit.

Ata të “Fan Nolit” në qytetin juglindor kanë dalë me parulla që paralajmërojnë një lëvizje edhe më të gjerë, si të vitit ’90, pavarësisht se kërkesat e tyre nuk janë më rrëzimi i diktaturës, por anulimi i VKM-së për tarifat shtesë në arsimin e lartë, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve në konvikte apo përfaqësimi në Bordin e Administrimit, ku ka përfaqësues nga fakultetet dhe Ministria e Arsimit.

Në kryeqytet, ndërkohë, marshuesit kanë mbërritur në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, me kërkesën kryesore uljen e tarifave arsimore. Gjithsesi, duket se në Gjirokastër mësimi vijon normalisht, ndërsa studentët e Shkodrës kanë njoftuar se do të bashkohen të premten me protestuesit, sikurse edhe ata të “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?