Petrit Vasili: Komisioni i Venecias konfirmon pushtimin e shtetit nga krimi

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili bën me dije se në opinionin e tij paraprak lidhur me kërkesën e opozitës për një proces vetingu edhe vetë brenda klasës politike shqiptare, Komisioni i Venecias konfirmon kapjen dhe pushtimin e shtetit nga krimi.

Reagimi i Petrit Vasilit

Komisioni i Venecias konfirmon Vetingun e politikanëve dhe krimin që ka pushtuar shtetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni i Venecias konfirmon qartë, e zeza mbi të bardhë, që krimi ka pushtuar shtetin dhe ka bërë që qytetarët të humbasin besimin të institucionet dhe nevoja për veting të politikës është plotësisht legjitime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë për të mos u lënë shkas përkthyesve bajatë të qeverise nga shqipja në shqip, që të shtrembërojnë të vertetat, po ju sjell ç’thonë ekspertët e Venecias në ligjeratë të drejte:

“Nga takimet (shkëmbimet e mendimeve) e ndryshme që patën Raportuesit gjatë vizitës në Shqipëri, duket qartë se ekziston vërtet një problem i kontakteve të papërshtatshme midis politikanëve dhe elemente kriminale”.

Ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen se: “Çështja e kontakteve të ngushta të anëtarëve të parlamentit, këshillit bashkiak ose zyrtarët qeveritare, me krimin e organizuar, janë një problem në Shqipëri. Siç tregojnë edhe rezultatet e para të procedurës së vettingut të gjyqësorit, ndërlidhja e institucioneve shtetërore dhe krimi i organizuar duket të jetë shumë i lartë. Kjo pengon besimin në institucionet e shtetit dhe delegjitimon funksionimin e tyre. Nëse krimi i organizuar është duke qeverisur institucionet shtetërore ose të paktën ka një ndikim në punën e tyre, parimet e shtetit ligjor nuk mund të zbatohen në praktikë. Në një shtet të qeverisur ose të ndikuar nga krimi i organizuar, parimet e dinjitetit, barazisë apo ligjshmërisë, janë lënë mënjanë”.

“skualifikimi që anulon një mandat zgjedhor nuk duhet të konsiderohet si kufizim i demokracisë, por si një mjet për ta ruajtur atë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?