Petrit Vasili: Kryeministri i pa fe, blasfemoi sot në ditën e Pashkës
Duke e cilësuar kryeministrin si vandal e të pa fe, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se Rama në vend të urimeve për këtë ditë të Pakshkëve, lëshoi mallkime për Kukësin dhe banorët. ”Kukësi simbol botëror i të mirës, është sot përballë kryeministrit simbol të së keqes. Përjetësisht vetëm e mira ka fituar, këtë mësim na jep dhe feja ky kryeministër i pa fe blasfemoi edhe sot ditën e Pashkës”,-shkruan Vasili në facebook.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit
Kryeministri vandal dhe i pa fe, blasfemoi edhe sot diten e pashkes. Sot diten e pashkes ky kryeminister, qe urren zotin blasfemoi sot dhe ne vend te urimeve leshoi mallkime per Kukesin dhe Kuksianet.
Kryeministri perpiqet te gjeje frymemarjen e humbur tek narkotrafikantet, qe me avione filluan serish drogen dhe quan popullin vandal. Dhe kush e ben kete? Kryeministri vandal qe shkaterroi ekononomine, qe i varferoi deri ne mjerim shqiptaret,ai qe beri qe edhe femijet nga 7-17 vjeç te marrin arratine nga ky vend, ky qe i hapi jo gropa por humnera financiare me koncesionet.
Ky vandal politik, armik i eger i Shqiperise e qe urren shqiptaret dhe i krahason me organin e mashkullit duhet te ike. E fundit dhe e vetmja gje qe i ka mbetur te beje. Kukesin kandidat per cmimin Nobel per kryevepren e mikpritjes historike qe u beri vellezerve tane nga Kosova ne 1999, ky vandal politik po perpiqet ta persekutoje,ta lincoje,ta nenshtroje per te qetesuar paranojat e tij .
Kukesi simbol boteror i te mires eshte sot perballe kryeministrit simbol te se keqes. Perjetesisht vetem e mira ka fituar, kete mesim na jep dhe feja ky kryeminister i pa fe blasfemoi edhe sot diten e pashkes.
KOHA JONË SONDAZH

