Petrit Vasili nxjerr dokumentet: Prova e skandalit me banesat sociale nga Bashkia e Tiranës!

Nga Petrit Vasili

Ja dokumentet, që provojnë skandalin me Banesat Sociale nga Bashkia e Tiranës!
Çështja e Banesave Sociale që është një problem nga më kritikët për mijëra familje të Tiranës është thjesht një mundësi abuzimi për Bashkinë e Tiranës.
Një institucion arrogant, shpërdorues i ligjit dhe interesit publik kjo Bashki, që po betonon çdo qelizë urbane të Tiranës dhe po vret kryeqytetin barbarisht nuk heziton të bëjë pazar edhe me dramën e banesave sociale.
Dokumentet flasin vetë:
Si deputet i jam drejtuar me kërkese zyrtare për informacion kryetarit të bashkisë Veliaj për zbatimin e ligjit të strehimit social Nr.22/2018. Konkretisht për përftimin nga Bashkia të 3% të sipërfaqes për lejet e ndërtimit me mbi 2000 m2 sipërfaqe banimi.
Informacioni shkeli në mënyrë flagrante çdo afat duke ardhur më shumë vonesë, rreth 2 muaj më vonë sikur Bashkia të ishte në anën tjetër të botës, pjesë-pjesë dhe nga disa drejtorë bashkiakë.
Detyrimi ligjor bazuar në Ligjin për Informimin dhe Statusin e Deputetit kërkon qartë që: 1.përgjigja të kthehet nga kryetari i bashkisë; 2. të jetë e plotë dhe për çdo çështje të pyetur dhe 3. brenda afatit ligjor
JA DOKUMENTET QE PROVOJNE ABUZIMIN:
📌 Konfirmohet zyrtarisht nga vete Bashkia, qe siperfaqja qe ishte dhene leje per ndertim mbi 2000m2 eshte plot 1 milion e 945 mije m2.
📌 Sipas informacionit me siper Bashkise i takojne te marre ne detyrim te ligjit Nr.22/2018 plot 58 mije e 275 m2 siperfaqe ndertimi per banesa sociale.
📌 Konfirmohet zyrtarisht se siperfaqja qe do te perfitohet nga bashkia do te jete 32 mije 417 m2.
📌 Mungojne pra plot 25 mije e 958 m2 siperfaqe e ndertuar per banesa per qytetaret ne nevoje.
📌 Ku u “zhduken” keto 25958m2, qe jane barazi me 324 apartamente nga 80 m2 siperfaqe.
📌 Me propozimin e Kryetarit te Bashkise Erion Veliaj, Keshilli Bashkiak i Tiranes vendos qe te lejoje edhe likujdimin me lekè ne vend te dorezimit te siperfaqes se ndertimit.
📌 Ky vendim shkel ne menyre flagrante ligjin i cili nuk e lejon aspak kete, por perkundrazi detyron dorezimin nga ndertuesit vetem te siperfaqes se ndertuar te banimit.
📌 Ligji pengonte ne kete menyre cdo allishverish me çmimet e ndertimeve duke mbeshtetur zgjidhjen konkrete me banese per qytetaret ne nevoje
📌 Vendimi i propozuar nga Veliaj dhe miratuar Keshilli Bashkiak me Nr:105 date 25.10.2019 eshte nje akt skandaloz duke dhunuar Ligjin e Kuvendit dhe duke vendosur Bashkine mbi Parlamentin.
Faktet jane teper te renda dhe tregojne se si eshte shkelur ligji dhe se si hallet dramatike te
qytetareve jane kthyer ne pazar.
Drejtesia e ka teper te thjeshte te vendose.
Te shohim ne krahun e kujt do te vendoset SPAK, te ligjit dhe te qytetareve apo ne krahun e shkelsve te ligjit dhe te korruptuarve.
Te presim dhe te shohim…. denoncimi me fakte e prova ndodhet tashme ne SPAK.
P.S Me poshte jane DOKUMENTET.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?