Petrit Vasili: Prokuroria po përdoret politikisht
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se qeverisja e Edi Ramës do të mbahet mend për kanabizimin që i bëri vendit.
Madje Vasili tha se përveç milionave që u përdorën për të blerë zgjedhjet, sot mediat kanë paralajmëruar se milionat e kanabisit po ndikojnë edhe në tregun e imobilareve, duke i kthyer shtëpitë në mollë të ndaluar për shqiptarët.
Vasili tha se Prokuroria po bën goditje selektive. “Dashamir Xhika u arrestua pas një denoncimi të bërë nga auditi i brendshëm i ministrit Damian Gjiknuri.
Por z. Gjiknuri është akuzuar nga KLSH për 600 milionë euro, dhe sot nuk është as i arrestuar as i hetuar.
Çfarë po ndodh sot? Po goditen kundërshtarët politikë, por kjo tregon se ky është fundi i atyre që marrin veprime të tilla. Të jeni të bindur për çdo goditje politike, përgjigjia e shqiptarëve do të jetë 10 herë më e fortë.
Goditjet politike nuk bëjnë asgjë tjetër, vetëm sesa shpejtojnë rënien e tyre”, tha Vasili. Syri.net
Vasili: Edi Rama përdori një idotësi për të prishur festën e Kosovës…
KOHA JONË SONDAZH

