Petrit Vasili: Prokuroria të bëjë Vetingun e koncesioneve
Petrit Vasili, kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, kërkoi sot nga Prokuroria që të nis hetimin për koncesionet e qeverisë “Rama”.
Në një status në Facebook, Vasili shprehet se Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka deklaruar se koncesionet janë dhënë pa transparencë. Ai thotë se duhet që hetimi të nis për të parë se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve.
Komenti i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Prokuroria te beje Vetingun e koncesioneve, qe po rrenojne ekonomine.
FMN foli qarte qe koncesionet duhet te ndalen menjëherë.
Kryeministri dhe qeveria kane pasur merak te madh tu japin privateve paratë publike që të fitojnë ata dhe qeveria.
Zero Transparenca ne dhenien e koncesioneve eshte qyrky per te mbuluar grabitjen e parave te shqiptareve.
FMN eshte me te drejte shume e shqetesuar dhe po e ndjek me shume seriozitet kete shkarje kriminale te ekonomise per shkak te koncesioneve,qe jo vetem rrembejne parate e qytetareve, por edhe pastrojne sheshit parate e droges dhe krimit te organizuar.
Prokuroria duhet te beje me urgjence Vetingun e koncesioneve sepse ekonomia shqiptare është futur ne rrugen shume te rrezikshme te kolapsit dhe kriminalizimit shkaterrimtar.
KOHA JONË SONDAZH

