FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili: Rama mashtroi me TVSH për biznesin e vogël

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i është rikthyer debatit për TVSH-në që qeveria do të vendos për biznesin e vogël. Përmes një statusi në facebook, Vasili shkruan se ishte Kryeministri Rama ai që bënte propagandë se do të hiqte TVSH për biznesin e vogël.

”Shkollëpakti tha “do ta heq TVSH-në për biznesin e vogël”, po tani…Shkollëpakti pataksi dynjanë kur ulërinte që do ta hiqte TVSH-në për biznesin e vogël pa kufizim se kështu medemek do të luftonte të varfërit që të varfëronte të pasurit”,-shkruan Vasili.

Më tej, Petrit Vasili thotë se TVSH-ja për biznesin e vogël i vë shqelmin në fyt të varfërve. ”Pata thënë kaq herë mos e dëgjoni shkollëpaktin se nuk kupton gjë dhe s’di çflet. TVSH-ja për biznesin e vogël pa asnjë kufi pa asnjë fashë ishte një absurditet, që vetëm i vinte shqelmin në fyt të varfërve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipa kreut të grupit të LSI-së, qeveria po reflekton se ku do të ketë një kufi pa TVSH por e ka cilësuar broçkulla. ”Sot ka filluar reflektimi nga qeveria për të pasur një kufi se deri ku s’duhet të ketë TVSH. Mos u habisni fare kur të dëgjoni shkollëpaktin të thotë broçkulla të reja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?