Petrit Vasili: Rritja e taksave nuk rrit të ardhurat, por rëndon shqiptarët

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili, i ftuar në rubrikën “Opinion” në ‘News24’, ka folur për vendimin e qeverisë për të vendosur taksë prej 5 eurosh për makinat që kalojnë në ‘Rrugën e Kombit’. Vasili tha se për këtë rrugë shqiptarët po paguajnë ende borxhin që është marrë për ndërtimin e saj, ndërsa taksa shtesë është shpenzim për qytetarët, që nuk kanë të njëjtin nivel të ardhurash me qytetarët e BE. Ai tha se Kryeministri i adhuron koncesionet. I pyetur edhe për vendosjen e taksës së pronës që pritet të hyjë në fuqi më 1 prill, Vasili u shpreh se politika e rritjes së taksave nuk rrit nivelin e të ardhurave, por rëndon shqiptarët.

Në 2016 është firmosur pro taksës, pra keni qenë në koalicion me PS?

Në qoftë se doni koncesioni në fjalë, është një vendim i Këshillit të Ministrave të Qeverisë së Shqipërisë. Çdo vendim i ministrave të Shqipërisë për ta ditur të gjithë, edhe ata që përhapin këto tymnaja, është një vendim, i cili çmohet politikisht, bëhet pjesë e Këshillit të Ministrave, miratohet vetëm me vullnetin e Kryeministrit. Mbledhjen e Këshillit të Ministrave, vendimet e qeverisë i udhëheq Kryeministri i vendit. Asnjë ministër i çfarëdolloj partie nuk mund të imponojë dot vullnetin, bindjen e tij. Madje, qeveria shqiptare është ajo që i jep direktivat përkatëse ministrive që ka në varëse. Është kryeministri që i imponon politikat këtu për të ecur këtu dhe në atë rrugë. Dhe ne pikërisht për këtë arsye kemi kërkuar edhe transparencë të plotë për koncesionet. Qeveria shqiptare ka miratuar dhe mjaft koncesione edhe me anëtarë të Këshillit të Ministrave, anëtar të qeverisë që kanë qenë kundra saj pasi vullneti kolektiv i qeverisë dhe i kryeministrit është ai që dominon dhe ecën përpara. Pra autoritetin, përgjegjësinë politike për çdo vendim të këtij niveli e ka kryeministri. Kryeministri kur nuk do të marrë përsipër përgjegjësi, ia jep kompetencat plotësisht një ministrie të caktuar dhe nuk e përfshin Këshillin e Ministrave në vendimmarrje. Në rastin konkret të çdo koncesioni të miratuar në shtetin shqiptar duke pasur politikë, bindje, qasje, filozofi vetëm koncesionet qeveria shqiptare ka marrë përsipër ti miratojë ajo të gjitha. Madje, aq më shumë nuk ka dashur të ketë pjesë as parlamentin në këtë transparencë ndaj dhe ka bllokuar dhe projektligjin e LSI-së prej dy vjetësh dhe nuk e miraton. Dhe as nuk merr në shqyrtim. Dhe kjo është mënyra se si është vendosur në raport me koncesionet Kryeministri dhe qeveria. Kryeministri i adhuron koncesionet. Dhe për këtë rast përgjegjësitë politike dhe publike do t’i marrë përsipër nuk mund t’i shmangi. Pasi qeveria, Kryeministri thoshte, është një skuadër, të cilin e printe ai. Dhe ju e dini kur nuk i ka pëlqyer opinionet e ministrave ka insistuar t’i largojë dhe mos t’i ketë pjesë të skuadrës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flasim pak për situatën në Shkodër, si po e menaxhon qeveria sipas jush?

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë kam marrë vet pjesë në menaxhimin e situatave të përmbytjeve shumë të rënda në vitet 2010-2011. Por ju keni një fakt publik, Kryeministri merr qeverinë dhe e shpie nëpër Shqipëri, e keni parë mbledhjet e qeverisë në Elbasan, në Korçë, në Vlorë. Qeveria nuk u ngrit njëherë e tëra të shkonte në Shkodër. Sot e kësaj dite nuk ka shkelur Kryeministri. Kjo është vëmendja e qeverisë. Njerëz nga Forcat e Armatosura sigurisht janë për tu përshëndetur. Pse jo, fjalët më të mira meritojnë kushdo që militon atje. Por janë pa drejtim. Shtabet e Emergjencës, të cilat ku qeveria duhet të ishte fikse derisa situata të zbutej përfundimisht dhe të paktën pasojat të minimizoheshin, duhet të ishte atje. Ne kemi një Kryeministër, për të cilin Shkodra është më larg se Australia. Nuk shkon dot nga Tirana në Shkodër. Kur do shkojë? Kur të dalë dielli? Kur të ikin ujërat? Që të thotë sa mirë e menaxhuam situatën, atë që menaxhoi perëndia? Kjo është e vërteta. Ju nuk keni një lajm që qeveria nuk ka shkelur në Shkodër. Na është bërë si estradë që shkon nëpër rrethe çdo fundjavë, por Shkodra ishte dita e hallit dhe atje nuk vete dot.

Çfarë kontributi mund të japë opozita për Shkodrën?

Opozita mund të japë kontribut, duke i tërhequr fort veshin qeverisë, ta bëjë që të marrë përgjegjësitë e saj dhe të shkojë atje. Se të gjithë instrumentet, të gjithë vendimmarrjet, gjithë zinxhirin e komandimit, e qeveris qeveria me të gjithë instrumentet e saj. Opozita ka vullnetin, dëshirën e mirë, ka detyrën t’i tërheqë vëmendjen. Opozita nuk ka as infrastrukturë, nuk ka as mjete transporti, nuk ka asgjë. Sigurisht me çfarë kemi në dorë, në plan individual ne bëjmë gjithçka. Por në plan institucional, të gjitha instrumentet i ka qeveria. Ky Kryeministër, kur ishte në opozitë në 2010-2011, mbante fjalime pafund, ku bubullonte: vendi pa qeverisje, përmbytja. Ndërkohë që gjithë qeverisja ka qenë atje. Dhe përmbytjet kanë qenë të nivelit dy herë më të lartë se sa këto. Kur nuk pati asnjë humbje jete. Madje, u ruajtën që të mos kishte asnjë humbje koke bagëtie. E mbaj mend mirë se çfarë menaxhimi u bë në atë kohë. Dhe ky bubullonte. Po sot ku është? Shkodra nuk ekziston, është një kontinent tjetër për të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?