FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pjerin Ndreu për Dibrën: Segmente të koalicionit kundër PS-së

Deputeti i PS-¬së, Pjerin Ndreu ka hedhur akuza drejt koalicionit të PS-¬së, për zgjedhjet në Dibër, edhe pse ato u fituan me diferencë të madhe nga kandidati i majtë, Muharrem Rama.Për rubrikën “Opinion” në “News 24”, Ndreu tha se disa segmente të koalicionit të majtë kanë punuar kundër PS-së.

Gjithashtu,Ndreu tha se këto segmente kanë luajtur një rol negativ në këto zgjedhje. “Segmente të koalicionit të majtë kanë punuar kundër PS”, tha Ndreu.

Nuk dihet me saktësi se për cilin segment apo aleat të PS¬-së e ka pasur fjalën Ndreu. Deri më tani, PDIU është proklamuar si kontribuuese kryesore në rezultatin e Dibrës, ndërsa LSI-¬ja nuk ka reaguar ende.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër ministri Gjiknuri tha për mediat, se PS-¬ja do të shohë se cili nga partnerët e saj ka kontribuar më shumë në këto zgjedhje, duke mos u nxituar të japë deklarata të parakohshme për këtë temë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?