FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia arreston anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë ndaluar gjatë mbrëmjes nga Policia e Tiranës, për tu shoqëruar më pas në komisariatin nr. 1.

Ata janë ndaluar ndërsa po protestonin duke kërkuar drejtësi për Klodian Rashën. Mësohet se të ndaluarit janë Ergys Mërtiri, Donad Martini, Titi Serjani, Gentian Hasani. Avokati Adriatik Lapaj deklaron se në komisariat nuk është lejuar të vizitojë të ndaluarit si avokat.

Te Komisariati Nr. 1 kanë shoqëruar Ergys Mertiri, Titi Seranaj, Donald Martini dhe Gentjan Hasani aktivist të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. I kanë marrë në pedonale. Ka dëshmitar okular që janë gjuajtur brenda në Komisariat (2 prej tyre) dhe kanë dëmtime në fytyrë. As ne si avokat nuk po na lejojnë të hyjmë. Jam në pritje të hyrjes në komisariat”, tha Adriatik Lapaj.

VIDEO e publikuar në Facebook nga aktori dhe anëtari i Aleancëc për Mbrojtjen e Teatrit, Neritan Liçaj

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?