Policia mblidhet te Kryeministria, ja sa parashikohet të zgjasë

Pak minuta para protestës së opozitës të thirrur sot në Bulevard, forcat e policisë janë mbledhur te Kryeministria. Dhjetra furgonë dhe disa autobot uji si dhe efektivë të shumtë janë me skafandra e mbrojtëse.

Protesta është parashikuar të zgjasë rreth 3 orë dhe se 20 folës do t’iu drejtohen qytetarëve, ndërsa në fund pritet të japë një mesazh dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta.

Berisha pritet të dalë për pak minuta nga selia e PD-së për t’iu bashkuar protestuesve. Nga ana tjetër dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të bashkohet me qytetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?