Prapë drogë, vetëm droga si punë në Shqipëri

Nuk ndalon droga. Grupet mafioze rajonale dhe trafikantët shqiptarë nuk sprapsen para aventurës se tyre. Duket se droga nga Shqipëri për në vendet e tjera nuk ka të ndalur. Pas 613 kg kokainë e pastër e sekuestruar ditën e djeshme nga policia shqiptare dhe 5 ton hashash ditën e sotme nga policia italiane, një tjetër sasi droge është kapur në Greqi.

Siç bëhet me dije nga mediat e vendit fqinj, nga policia greke është kapur një skaf me 424 kg marijuanë në Igumenicë, ndërsa është arrestuar edhe skafisti shqiptar.

42-vjeçari kur ka parë që është pikasur nga policua greke ka tentuar që drogën ta hedhë në det, por ai është arrestuar nga policia. Policia greke po vijon hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drogë dhe vetëm drogë! Ky është lajm i keq për shqiptarët, të cilët po e kthejnë në mjet jetese këtë aktivitet kriminal, ndërkohë që politika duhet të ndërhyjë fort për një zgjidhje punësimi e rritje të mirëqënies me punë të ligjshme e dinjitoze. Kjo po shktarron rininë në vend dhe po sjell vrasje dhe ikje të popullsisë nga Shqipëria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pozitë dhe opozitë duhet të ulen e të gjejnë zgjidhje politike dhe ligjore këtij fenomeni mafioz që po vret shqiptarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?