Presidenti Begaj pret në takimin e lamtumirës Ambasadoren e Bashkimit Evropian, Hohmann

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takimin e lamtumirës, Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj çmoi rolin e Ambasadores Hohmann në detyrën e rëndësishme të përfaqësimit të delegacionit të BE-së në Tiranë.

Kreu i Shtetit vuri në dukje se Hohmann erdhi në krye të delegacionit vetëm pak ditë pasi Shqipëria kishte çelur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian një vit më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Kreun e Shtetit, anëtarësimi në BE është objektivi strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të takimit, Presidenti Begaj i uroi suksese ambasadores Hohmann në karrierën e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?