Presidenti i Republikës priti Raporterin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, priti sot në një takim Raporterin për Shqipërinë, njëkohësisht Nënkryetar i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, zotin Knut Fleckenstein.

Presidenti i Republikës përcolli vlerësimin dhe mirënjohjen për institucionet europiane, Parlamentin Europian, dhe posaçërisht angazhimin e dy familjeve të mëdha politike, të cilat përmes dy eurodeputetëve me peshë e eksperiencë u angazhuan për rikthimin e normalitetit të jetës parlamentare në Shqipëri.

Presidenti theksoi se për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër ndaj integrimit europian, edhe pse ky është një proces, dhe si i tillë do të marrë kohën e nevojshme për t’u realizuar, të ndihmuar, në partneritet dhe bashkëpunim me Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eurodeputeti Fleckenstein vuri në dukje se bashkë me shumicën e kolegëve të tjerë në Parlamentin Europian ndan bindjen se Shqipëria i përket Europës, dhe se anëtarësimi i saj është çështje kohe. Ai nënvizoi se shteti ligjor, një kulturë politike europiane dhe angazhimi më i madh i shoqërisë civile janë tre çështje thelbësore të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuadër të hartimit të raportit mbi shkallën e realizimit të reformave që ka bërë Shqipëria, që do të miratohet së afërmi në Parlamentin Evropian, biseda u përqendrua në ecurinë e reformës në drejtësi dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale.

Presidenti informoi me keqardhje se ende nuk ka një platformë të reformës në drejtësi, por ka një ngecje në linjën e retorikës politike, duke tërhequr gjithashtu vëmendjen mbi ndryshimet ligjore fragmentare e të njëanshme, të cilat po vazhdojnë pavarësisht angazhimit për një reformë tërësore dhe gjithëpërfshirëse, veçanërisht me domosdoshmërinë e përfshirjes së Komisionit të Venecias.

 

Presidenti i Republikës e garantoi eurodeputetin Fleckenstein se do të qëndrojë i palëkundur në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe standardeve europiane, në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe të avancimit të agjendës europiane të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?