Presidenti Ilir Meta takon Presidentin e EBU: Të forcohet RTSH

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Presidentin e Bashkimit të Transmetuesve Europianë (EBU), Jean-Paul Philippot dhe Drejtorin e Përgjithshëm të EBU, Noel Curran.

Kreu i Shtetit vlerësoi zhvillimin në Tiranë, nën kujdesin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, të mbledhjes së Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të EBU. Meta çmoi dedikimin e këtij organizmi për ta bërë shërbimin e medias publike të domosdoshëm dhe inkurajoi drejtuesit e lartë të EBU për të fuqizuar marrëdhëniet dhe forcuar më tej bashkëpunimin me RTSH, me qëllim modernizimin e rritjen e mëtejshme profesionale të këtij medium publik.

Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike si dhe shprehu solidarizimin e tij të plotë me komunitetin e gazetarëve. Në këtë drejtim, theksoi Presidenti Meta, është e nevojshme mbështetja dhe forcimi i mëtejshëm i Radio Televizonit Publik Shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?