FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti, letër Kuvendit: Zgjidhni boshllëkun ligjor

Mungesa e ngritjes së institucioneve ligjore, pjesë e reformës në drejtësi, ka krijuar boshllëk ligjor.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të hedhë shortin më 5 dhjetor të këtij viti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, por infrastruktura ligjore nuk ekziston: institucionet KLGJ dhe KLP që duhet të sjellin kandidaturat për KED ende nuk janë ngritur.

Për këtë arsye, pas konsultave, Presidenti ka vendosur t’i drejtohet Kuvendit me një letër ku shprehet se “duhet të hedhë shortin deri në 5 dhjetor për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, por ka vakuum ligjor. Kandidaturat i sjell KLGJ e KLP, por këto dy institucione nuk janë formuar. Kuvendi, që bëri ligjin për institucionet e reja, i kërkohet të zgjidhë dhe këtë boshllëk ligjor”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?