FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta bashkë me familjen pranë personave me aftësi të kufizuara

E diela e Pashkës ka mbledhur besimtarët katolikë edhe në Arqipeshkivinë Metropolitane Tiranë-Durrës, por të gjithë janë suprizuar kur aty mbërriti Presidenti i Republikës së Shqipërisë, së bashku me familjen e tij.

Vetë Kreu i Shtetit ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social facebook, emocionet e kësaj dite të bekuar, pranë personave me aftësi të kufizuara.

”Në këtë ditë të bekuar të ringjalljes së shpresës e besimit, së bashku me familjen time, përjetova një përvojë emocionuese dhe të paharruar, duke kremtuar Pashkët katolike, bashkërisht me personat me aftësi të kufizuara dhe të afërmit e tyre në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës”,-shkruan Presidenti Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?