Presidenti Meta i përgjigjet Ambasadores Kim: U takon shqiptarëve të vendosin për të ardhmen e tyre
Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, lidhur me kandidatët që drejtohen në këto zgjedhje nga persona të konsidueruar nga SHBA si të përfshirë në korrupsion.
Në një pronocim për mediat nga Durrësi, Meta tha:
“Jam i bindur që qytetarët e Durrësit, por jo vetëm do të zgjedhin me vullnetin e lirë për kandidatët më me integritet dhe garantojnë përkushtim sa më të madh ndaj komunitetit. Iu takon qytetarëve të vendosin për të ardhmen e tyre, duhet të kërkojmë ballafaqim programesh e idesh dhe të fitojnë”.
Ndërsa dy ditë më parë ambasadorja amerikane iu drejtua me një pyetje kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruante ambasadorja e SHBA.
KOHA JONË SONDAZH

