Presidenti Meta reagon për rritjen e çmimeve: Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike

Rritja e çmimeve ka vënë në lëvizje Presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili thotë se tashmë është kohë për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve shqiptarë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se rritja e çmimeve dëmton seriozisht ekonomitë familjare.

Reagimi i Presidentit

Swiss Digital Desktop Reklama

📊📈🇦🇱 KOHA PËR NJË POLITIKË TË PËRGJEGJSHME EKONOMIKE NË INTERES TË QYTETARËVE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çmimet në vend vazhdojnë të rriten në nivele shqetësuese, duke dëmtuar seriozisht ekonomitë familjare dhe thelluar varfërimin e shqiptarëve.

Në janar 2022 çmimet në total janë rritur në masën 5.0%, ndërsa të mallrave ushqimore në 9.9%. Ndërkohë sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon në përqindje të mesatares europiane.

Në kushtet kur rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë vijon pa u ndalur, institucionet shtetërore përgjegjëse jo vetëm duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit, por edhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve.

Mosreagimi ndaj rritjes së çmimeve nuk është në përputhje me interesin publik, rritjen e mirëqënies së qytetarëve tanë dhe mbrojtjen e tyre nga spekulimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?