FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: Sipërmarrja italiane të vlerësojë potencialet e shqipërisë

Kreu i shtetit Ilir Meta, është takuar sot me zëvendësministrin italian për Zhvillimin Ekonomik dhe Tregtinë Ndërkombëtare, Ivan Scalfaroto. Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, Meta i nxiti përfaqësuesit e sipërmarrjeve italiane të vlerësojnë potencialet e ekonomisë shqiptare, në fushat e infrastrukturës, energjetikës, turizmit, agro-industrisë, etj.

Presidenti Meta theksoi se Shqipëria mund të jetë një portë hyrëse për investimet italiane në të gjithë rajonin. Duke iu referuar në mënyrë të veçantë projektit TAP, kreu i shtetit nënvizoi se ai ka një rëndësi madhore, jo vetëm për Shqipërinë dhe Italinë, por edhe për të gjithë rajonin, si dhe për sigurinë energjetike të vetë BE-së.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta vlerësoi si projekte strategjike me impakt të gjerë rajonal edhe nevojën e bashkëpunimit për modernizimin e infrastrukturës së rrjetit hekurudhor në Shqipëri, si dhe të realizimit të lidhjes së interkonjeksionit energjetik me Italinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?