Presidenti Meta takon kreun e Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin e Çekisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim një delegacion të Parlamentit të Çekisë, të kryesuar nga Jaroslav Faltýnek, Kryetar i Komisionit të Bujqësisë.

Presidenti Meta vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë e Çekisë janë shumë të mira dhe theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është intensifikuar ndjeshëm në vitet e fundit në të gjitha fushat.

Zhvillimi dhe modernizimi i sektorit të bujqësisë, agro-turizmit dhe industrisë ushqimore ishin disa nga çështjet kryesore në fokus të takimit.
“Ne ju jemi shumë mirënjohës të rinjve dhe të rejave çekë të cilët kanë treguar një lidership të shkëlqyer për eksplorimin dhe promovimin ndërkombëtar të shumë bukurive të rralla dhe të panjohura të turizmit tonë malor. Ka ardhur koha që të kemi një linjë ajrore direkte mes Pragës dhe Tiranës, funksionale gjatë gjithë vitit, që do t’i fuqizonte akoma më tepër marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë” – tha Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni dhe:

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Meta: Të rritet bashkëpunimi me Kosovën

Meta dekoron Odette Marquet, ndihmoi kosovarët në 1999

Presidenti, urim për 90 vjetorin e lindjes së Kardinal Ernest Simoni Troshanit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?