Presidenti Meta, vizitë zyrtare në Maqedoni
Presidenti i Republikës, Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë.
Zyra për shtyp e Presidentit bën me dije se gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet në takim të veçantë nga homologu i tij, presidenti i Maqedonisë, George Ivanov.
Meta do të zhvillojë takime edhe me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, si dhe me liderët e partive parlamentare në Maqedoni.
Në takimet me zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas, Meta do të flasë për bashkëpunimin dypalësh dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve.
Gjithashtu, presidenti i Republikës do të vizitojë edhe Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir.
KOHA JONË SONDAZH

