Presidenti: Palët të ulen në tryezë me axhendë serioze

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u bën thirrje palëve politike që të angazhohen seriozisht për një tryezë dialogu dhe të largohen nga retorikat boshe.

Presidenca thekson se kreu i Shtetit ka ofruar vullnetin e tij për të krijuar kushtet për dialog midis mazhorancës dhe opozitës.

Presidenti ka ofruar vullnetin e tij dhe është angazhuar për të krijuar kushtet për dialog politik midis mazhorancës dhe opozitës. Askush nuk mund të fyej integritetin e institucionit të lartë të shqiptarëve. Institucioni i Presidentit i bën edhe një herë thirrje palëve të ulen në tryezë palët me agjendë serioze duke u larguar nga retorikat pa produkt”,- thuhet në reagimin e Presidencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagim i plotë i Presidentit të Republikës ndaj adresimit të Kryeministrit për çështjen e dialogut:

Swiss Digital Mobile Reklama

Institucioni i Presidentit të Republikës shpreh keqardhjen për adresimet e sotme me sfond politik të Kryeministrit ndaj angazhimeve dhe përmbushjes së funksioneve kushtetuese të Presidentit të vendit.

Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë Presidenti i Republikës nuk ka shfaqur dhe nuk ka ushtruar tagrin e tij kushtetues në mënyrë të njëanshme në favor të një pale politike apo me qëllime politike.

Për fatin e trishtë të demokracisë shqiptare dhe në dëm të përpjekjeve për të konsoliduar një kulturë politike civilizuese dhe evropiane, ka qenë Kryeministri i vendit, i cili ka sulmuar dhe shantazhuar në mënyrë të njëanshme dhe sistematike Institucionin e Presidentit të Republikës.

Kemi shprehur në vijimësi shqetësimin ndaj kësaj platforme politike për të delegjitimuar Institucionin e Presidentit të Republikës dhe kultivimit të modeleve autoritariste në raportet e ndarjes dhe balancimit të pushteteve si një parim fondamental dhe i pamundshëm për t’u ndryshuar në Shqipëri.

Presidenti i Republikës ka ofruar vullnetin e tij dhe është angazhuar për të krijuar të gjitha kushtet e nevojshme dhe realizimin e një dialogu politik midis maxhorancës dhe opozitës.

Por askush nuk mund të fyejë dhe të keqpërdorë seriozitetin e vullnetit dhe angazhimit, dinjitetin dhe inegritetin e Institucionit më të lartë të Shtetit të shqiptarëve.

Presidenti i Republikës i vlerëson si shumë të rëndësishme rekomandimet teknike të OSBE/ODIHR-it për Kodin Zgjedhor, por këto janë çështje për diskutim dhe zgjidhje në tavolinën e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe jo e agjendës presidenciale për tejkalimin e krizës politike në vend.

Institucioni i Presidentit të Republikës u bën edhe njëherë thirrje palëve të ulen në tryezën e dialogut me agjendë serioze dhe të gjithëpranuar duke u larguar nga retorika pa produkt, në shërbim të çtensionimit të situatës dhe përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve shqiptarë për të pasur mundësinë të votojnë të lirë në zgjedhjet e ardhshme politike në vend.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?