Presidenti: Rikthimi i pronave për komunitetet fetare, detyrim kushtetues
Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndet raportin e fundit të Departamentit të Shtetit mbi “Liritë fetare në Shqipëri” që pasqyron situatën e kësaj çështjeje të rëndësishme në vendin tonë.
“Presidenti i Republikës i qëndron veçanërisht vlerësimit mbi çështjen e pronave të bashkësive fetare në Shqipëri. Ai nënvizon se rikthimi i pronave këtyre bashkësive është jo vetëm një detyrim kushtetues por edhe një kontribut i domosdoshëm për rimëkëmbjen e mëtejshme të institucioneve fetare dhe të forcimit të pavarësisë së tyre. Presidenti Meta vlerëson se ky raport duhet t’u shërbejë institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të lirive dhe të të drejtave të besimit në vend”,- njoftoi sot zyra e shypit të Presidencës.
KOHA JONË SONDAZH

