FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Ukrainës pëson aksident në kryeqytet

Pak orë pasi u përhap lajmi se Presidenti Rus, Putin, pati probleme në eksortën dhe makinën e tij (lajm që duket se ishte fakenews) makina me të cilën udhëtonte presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u përfshi në një aksident rrugor në Kiev. Sipas zëdhënësit të tij, Serhii Nykyforov, ai (presidenti) ka pësuar lëndime të lehta.

Njoftimin zoti Nykyforov e bëri në një postim në Facebook.

Zoti Nykyforov, i cili nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se makina e zotit Zelenskiy ishte përplasur me një automjet privat, njofton VOA. “Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, shkruante ai, duke shtuar se aksidenti do të hetohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekët që shoqëronin zotin Zelenskiy, i dhanë drejtuesit të automjetit privat ndihmë urgjente dhe e futën atë në një ambulancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak minuta pasi zoti Nykyforov bëri njoftimin në Facebook, zyra e presidentit Zelenskiy publikoi videon e fjalimit të tij të përnatshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?