Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga anullon vizitën në Tiranë
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka shtyrë vizitën e planifikuar për tu zhvilluar në Tiranë, ku do të mbante fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë. Anulimi i vizitës është konfirmuar nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, i cili pohoi për “Panorama” se Presidentja Jahjaga do ta zhvillojë vizitën në Tiranë vitin e ardhshëm. Shkak për shtyrjen sipas ambasadorit është detyrimi kushtetues që ka kryetarja e shtetit për të mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës me rastin e zgjedhjes së qeverisë së re.
Prezenca e presidenttes së Kosovës në Kuvednine Shqipërisë ishte menduar si një skenar për të kthyer opozitën në Kuvend. Por mesa duket ky skenar nuk duket të jetë më I nevojshëm pasi pritet nëj marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës për të mos çuar në djegien e mandateve të deputetëve të opozitës. Për këtë arsye, Konferenca e djeshme e Krytaravë ka shtyrë edhe një javë seancëne fundit kuvendoree e cila është lënë të zhvillohet në datën 24 dhjetor. Shtyrja e seancës u vendos për ti dhënë kohë opozitës të kthehet në Kuvend pas një marrëveshje të mundëshme e monitoruar nga ndërkombëtarët.