Prokuroria ofron marrëveshje pastrueses së 525 mijë eurove: Fol dhe të lirojmë djalin nga qelia!

Në këmbim të dëshmisë së sinqertë dhe zbulimit të pronarit të eurove, prokuroria ka ofruar tek Rozeta Dobi dhe zbutjen e masës së sigurisë së djalit të saj, Havier Dobi, me qëllim lirimin e tij nga burgu. Të dyja ofertat tashmë janë dhënë dhe pritet vetëm dëshira e të arrestuarës Rozeta Dobi, nëse pranon të flasë ose jo, përballë prokurorëve.

Dobi së bashku me djalin e saj, prej ditës së shtunë janë mbyllur në burg, si persona që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në vjedhjen e një shumë prej 525 mijë eurove. Sipas dosjes hetimore, zyrtarja kallëzimin e ka bërë pasi familjarët kanë konstatuar se banesa ishte e hapur dhe e shkatërruar.

Prokuroria i ka ofruar marrëveshje Rozeta Dobit, por ajo akoma nuk ka pranuar të tregojë të vertetën e 525 mijë eurove dhe të lirojë djalin nga burgu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?