Protesat për taksën, Vasili: Njerëzit po rrëmbehen. Stërkaj: Kukësi duhet të lehtësohet
Pavarësisht protestave të nisur në Tiranë dhe vendimit të opozitës për një mosbindje civile deputetët e LSI kanë marrë pjesë në komisionet parlamentare.
Madje ish-Ministri i Transporteve ka diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku u fol për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg V-B Mesdhe (MED),.2014-202.”
Për shkak të mungesës së opozitës diskutimi në komisione është zhvilluar i qetë.
Megjithatë deputetët e opozitës dhe të mazhorancës kanë mendime të ndryshme mbi mosbindjen civile.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se shqetësimi nuk është mosbindja civili por rrëmbimi i njerëzve në polici.
Petrit Vasili: “Jam dakort që të jemi edhe më prezentë atje ku rrëmbehen njerëzit, në polici. Ky është shqetësimi më madhor.”
Ndërsa deputeti socialist Paulin Sterkaj tha se mosbindja civile nuk duhet të kishte ndodhur, por theksoi se Kukësi duhet të lehtësohet nga taksa e Rrugës së Kombit.
Paulin Sterkaj: “Basha është anti-kushtetues. Pse duhet të jetë mosbindja civile? Nuk jam një ekonomist, por që rruga do të ketë një tarifë patjetër, por edhe Kukësi duhet të lehtësohet patjetër.”
Deputetja e PS, Klotilda Ferhati tha se duhej vepruar me mekanizma ligjorë për zgjidhjen e situatës
Klotilda Ferhati: “Mosbindja civile nuk është një mjet i nevojshëm në periudhën që po jetojmë sepse ka mekanizmi ligji për zgjidhjen e problemeve.”
KOHA JONË SONDAZH

