Protesta e studentëve, Kërpaçi: Qeveria po i detyron të ikin nga Shqipëria

Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës janë në ditën e dytë të protestës kundër vendimit të qeverisë i cili detyron studentët të paguajnë për cdo provim të mbartur, në bazë të krediteve të tyre.

Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi, ka reaguar duke u shprehur se ky vendim, detyron studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria.

”Jam absolutisht KUNDËR, si e re, si studente, sepse e di sesa e vështirë është për bashkëmoshatarë të mi, të përballojnë jetesën studentore, sesa ju duhet të punojnë për të paguar faturën vjetore të shkollës. Ky vendim, detyron studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria! Arsim cilësor nuk ka, punësim për të rinjtë nuk ka, pagesat janë qesharake, jetesa studentore është shumë e shtrenjtë! Studentët nuk duan të largohen nga Vendi”,-shkruan Kërpaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë Vendim të Këshillit të Ministrave, me datë 21.05.2018, pika 4, qeveria detyron studentët të paguajnë për cdo provim të mbartur, në bazë të krediteve të tyre.  Pra një familje Shqiptare përvec tarifës vjetore që paguan, i duhet të paguaj edhe 4-fish me shumë për cdo provim të mbartur! Pagesë, që cdo studentë është i detyruar ta bëjë për cdo provim të mbartur, dhe sa herë ti duhet ta japë atë provim!

Në një vend ku sistemi arsimor është i dështuar, ku punësimi është i pamundur por edhe i papaguar, një vendim i tillë ku studentët të paguajnë për çdo kredit të provimeve të tyre,tregon përcmimin që ka qeveria për studentët!

Jam absolutisht KUNDËR, si e re, si studente, sepse e di sesa e vështirë është për bashkëmoshatarë të mi, të përballojnë jetesën studentore, sesa ju duhet të punojnë për të paguar faturën vjetore të shkollës!

Ky vendim, detyron studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria! Arsim cilësor nuk ka, punësim për të rinjtë nuk ka, pagesat janë qesharake, jetesa studentore është shumë e shtrenjtë! Studentët nuk duan të largohen nga Vendi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?