Protesta e studentëve, sot protestohet para parlamentit

Ndryshe nga sa është vepruar këto ditë, këtë të enjte, protesta e studentëve pritet të zhvendoset para parlamentit.

“Njoftohet se nesër Dt: 13/12 do bëhet mbledhja ne çdo universitet në orën 08:00-09:00. Marshimi do të bëhet drejt Parlamentit të Shqipërisë dhe në orën 10:00 fillon protesta për plotësimin e kërkesave të bëra me dije nga Këshillat Studentorë”, thuhet në një deklaratë për mediat të Këshillave studentore.

0bddf4d8-2640-4473-afbe-ef572ff3d56b

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e sotme, deputetët e mazhorancës mblidhen në seancën plenare, ndërkohë deputetët e opozitës e bojkotojnë tashmë prej kohësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani, protesta e studenteve është zhvilluar para Ministrisë së Arsimit. Të martën dhe sot, protestuesit u ndanë në dy grupe, duke u vendosur një pjesë para ministrisë së Arsimit dhe një pjesë para kryeministrisë.

Ditën e martë, kur skadoi edhe afati i që studentët kishin vendosur për plotësimin e kërkesave të tyre, një grup protestuan edhe te Zogu i Zi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?