FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e thirrur nga Berisha, reagon ambasada amerikane

Sapo ka nisur protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër takimit të “Ballkanit të Hapur”. Ndërkohë lidhur me këtë aktivitet ka reaguar ambasada amerikane në Tiranë.

Ambasada këshillon qytetarët amerikanë të shmangin çdo tubim të madh në qytet.

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendndodhja: Tiranë: Nga selia e Partisë Demokratike në Kryeministri

Swiss Digital Mobile Reklama

Data/Ora: E hënë, 20 dhjetor 2021, ora 16:00

Ngjarja: Është thirrur protesta për të hënën, më 20 dhjetor, duke filluar nga ora 16:00. Organizatorët e protestës kanë njoftuar se grumbullimi do të nisë në selinë e Partisë Demokratike dhe do të migrojë në afërsi të Kryeministrisë.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet për të ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?