Protesta Kombëtare e opozitës, ndiqeni LIVE
Opozita ka nisur protestën e saj, e 6-ta Kombëtare. Mbështetësit e saj nga mbarë vendi do të protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Ata kërkojnë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie transitore që do të mund të zhvillonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata kanë edhe thirrjen e fuqishme se: ”Zgjedhje pa opozitën nuk ka”.
Kryeministri e ka ftuar kundërshtarin e tij politik në tryezën e dialogut, por lideri i PD-së, Lulzim Basha duket se është i vendosur në kauzën e tij. Edhe këtë të shtunë janë të shumtë ata që janë nisur drejt sheshit përpara kryeministrisë, nga rrethet dhe Tirana.
1500 forca policore janë angazhuar që të ruajnë sigurinë. Më poshtë video LIVE e asaj që po ndodh me protestën e opozitës.

KOHA JONË SONDAZH

