“Protesta kundër Ramës nëse bën pazar në kurriz të Çamëve”
27 vjetori i shoqatës “Çamëria” në Vlorë ka mbledhur sot Ish drejtues të Shoqatës, pjesëtarë të komunitetit Çam në Vlorë, si edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme nga rrethe të Shqipërisë.
Në 27 vjetorin e shoqatës “Çamëria” Vlorë, ish deputeti, Dashamir Tahiri nuk ka nguruar të lëshojë deklarata të forta edhe për politikën shqiptare, por edhe pseudopatriotët që në fjalën e tyre përmendin të drejtën çame. Sipas tij, çamët sot gjenden në të njëjtat kushte të vitit 1945-1946 ku janë të pa përfaqësuar në të gjitha nivelet e bisedimeve. Ai shtoi se çamët po riorganizohen dhe riorganizimi kalon vetëm nëpërmjet çamëve dhe jo pseudo çamëve.
Sipas Tahirit, qeveria në çdo rast që do të ketë pazar në kurriz të çamëve do të përballet me protesta.
“Ne që jemi këtu sot dhe të ardhurit nga rrethet jemi të njëjtët që u përplasën në 8 prill të 2004 për rezolutën”,- është shprehur ish-deputeti.
Ai shtoi se “Sot ringritja fillon nga këtu ku për çdo padrejtësi ndaj komunitetit çam do të ketë pasojë dhe protesta të ashpra”.
‘Kritika pati dhe për kryetarin e Shoqatës “Çamëria ” në Tiranë Abaz Hado ku është theksuar fakti që është një kryetar i cili në mëngjes punon në bashki dhe në darkë shet piktura kështu që s’ka kohë të merret me këtë çështje.
KOHA JONË SONDAZH

