FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta në Kosovë, arrestohen dy deputete të Vetëvendosjes

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, në Kosovë, Donika Kadaj Bujupi është ndaluar nga agjentë të policisë.

Nga informacionet e fundit rezulton se ajo është ndaluar gjatë kontrollit në selinë e Kuvendit të Kosovës nga agjentët e sigurisë.

Arrestimi vjen në një moment kur Kuvendi pritet të votojë ligjin për vijën e demarkacionit me Malin e Zi, të cilin Vetëvendosje ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë me protestën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak më vonë, në pranga ka rënë edhe deputetja tjetër Aida Dërguti, e cila është ndaluar në tualetin e Kuvendit. Sipas raportimeve të mediave kosovare, Dërguti po nxirrte një bombol gazi të fshehur në trup.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të jenë në sallë për arsye sigurie. Mungesa e tyre pamundëson ratifikimin e marrëveshjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?