Protesta në Rrugën e Kombit, Basha mbledh me urgjencë aleatët
Lulzim Basha do të zhvillojë mbrëmjen e sotme një takim me aleatët për strategjinë që do të ndjekë opozita për të vijuar kundërshtimin e taksës që qarkullimit të mjeteve motorike në Rrugën e Kombit.
Takimi pritet që të nisë rreth orës 20:00, ndërsa pritet që të jenë të pranishëm, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kryerepublikani Fatmir Mediu, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, kreu i demokristianëve Nard Ndoka dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.
Basha mesditën e sotme përmes një deklarate dënoi dhunën e ushtruar në Kukës, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të tërhiqet. Nga protesta në Kukës 13 policë dhe disa qytetarë u plagosën, ndërsa pritet që të nisin arrestimet për ngjarjen në tunelin e Kalimashit.
KOHA JONË SONDAZH

