Protesta në Rrugën e Kombit/ Berisha: Mbështetje të plotë për revoltën

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehu mbështetjen e plotë për protestën e qytetarëve në Rrugën e Kombit. Berisha i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të ndërpresë dhunën policore ndaj qytetarëve.

“Mbështetje të plotë dhe totale për revoltën, për mosbindjen qytetare ndaj diskriminimit të Edvin Ramës në Rrugën e Kombit.  Ju bëj thirrje qytetarëve të Kukësit, Tropojës dhe mbarë Shqipërisë, të hedhin sa më shpejt zgjedhën e taksave.

Rruga e Kombit është rruga e Kombit, nuk ështe as e Ramës as e klikës së tij në pushtet. Vendosja e taksës është një akt i mirëfilltë anti-kombëtar me të cilin shqiptarët nuk do të bashkohen kurrë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-Kryeministri tha se shkaktari i gjithë kësaj që ndodhi është Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Foli si rrugaç në Parlament, Edi Rama të bëjë mirë hesapet, populli është ngritur dhe nuk ka forcë që ta ndalojë. Edi Rama të heqë taksën dhe të ulet në bisedime me qytetarët”, tha Berisha.

LAJME TË TJERA PËR PROTESTËN

“Luftë” në Rrugën e Kombit

Rama: Protestuesit barbarë në Kukës do të marrin përgjigje

Kryemadhi: Revolta në Kukës, fillimi i fundit të qeverisë

Qytetarët: Mos luaj me zjarrin se do digjesh Edi Rama!

Berisha: Populli i thotë JO “plaçkës Rama”

Manjani: Arroganca e shtetit meriton ndëshkim popullor!

FOTO/ Bllokohen valët celulare në Rrugën e Kombit

FOTOLAJM/Protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit

Mesila Doda: Shqiptarët nuk janë dele

Përleshjet në “Rrugën e Kombit”, një polic i plagosur

Bilanci i protestës, policë e qytetarë të plagosur

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?