FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Unaza e Re, banorët nisen drejt te kantieri i firmës me dokumente fallso. Policia blindon zonën (VIDEO)

Protesta e banorëve të “Astirit” ka nisur sot në të 34 ditë të saj, ku kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, pa u shpërblyer në vlerë 100%.

Gjatë protestës së ditës së sotme, banorët u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave, ndërsa kanë bërë thirrje me megafon kundër qeverisë.

Më pas ata janë nisur në marshim për tek ish-sheshi “Shqiponja”, ku do të protestojnë kundër projektit. Ata shoqërohen nga policia, ndërsa në zonë mësohet se janë disa furgonë policie e FNSH, të cilët qëndrojnë në gatishmëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesit e Unazes se Re po marshojne drejt Sheshit Shqiponja, ku eshte ngritur kantieri i punes i firmes ofshore, me letra false. Perballe protestuesve jane rreshtuar forca te medha policore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar deputetë të opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha, deputetët të Lëvizjes Socialiste për Intergim dhe kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?