Protesta, Vasili: Policia provokon në mënyrë të vazhdueshme me altoparlant

Nga protesta përpara Parlamentit, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nuk kurseu akuzat ndaj Qeverisë aktuale

Petrit Vasili, tha se ka qenë një polici që provokon në mënyrë të vazhdueshme me altoparlant.

A ka opozita një plan si do ta vijojë këtë protestë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja ku e keni, ja kush është opozita, çfarë plani kërkoni? Pyesni policinë se çfarë plani ka. Ne planin e kemi shumë të qartë, këtu jemi në sytë e të gjithë shqiptarëve. Problemi është se çfarë plani kanë ata që kanë zgjedhur të izolohen. Thonë që janë në Parlamentin e popullit, por nuk janë në Parlament, janë në një bunker të rrethuar nga njerëz me skafandra, me policë dhe me idiotër që flasin vazhdimisht me altoparlantin e policisë. Dhe plani është që një popull i tërë është këtej dhe një Parlament i izoluar është në krahun tjetër, ky është vendimi që populli ka marrë. Ky është plani A,B,C dhe D.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka tentativa të herëpashershme për ta thyer kordonin e policisë, ku duan të shkojnë?

Nuk keni qenë të vëmendshëm. Ka qenë një polici që provokon në mënyrë të vazhdueshme me altoparlant. Ju keni parë edhe emra lartë e poshtë nëpër gojë sepse kërkojnë patjetër që të kërkojë një dhunë, saqë mijëra njerëz duan ti reduktojnë çështje të tilla. Është i njëjti sistem provokativ ,që i ka bërë që ai Parlament të mbetet me vetëm një parti, kaq dhe ai të kthehet në një parlament monist. Shumë e thjeshtë, është ndarë.

Në ç‘mënyrë janë provokuar nga policia?

Ja në sytë tuaj, i keni kamerat hapur i shikoni, thellohuni e shikoni se çfarë ndodh, çfarë bëhet edhe keni plot lëndë të parë për ta gjetur.
Me siguri seanca do të zgjasë disa orë, jeni të vendosur të qëndroni deri në fund të seancës?

Cila seancë do zgjasë disa orë?

Seanca e sotme është parashikuar të zgjasë…

Kjo llogore e kusarëve, keni interes ta dëgjoni? Shqiptarët kanë interesa. Ku janë shqiptarët? Janë bashkë me ne, bashkë me ju si media bashkë me ata policët, që i shpërdorojnë edhe varfërinë e tyre dhe mendjen e tyre dhe uniformën e tyre. Edhe besoj që është një ditë e zezë për Shqipërinë që forcat e sigurisë siç është policia shpërdorojnë në mënyrë të tillë, ata që i trembin që të ndajnë edhe një shishe me ujë së bashku me protestuesit sepse i kanë mësuar që përballë kanë armiq. Pra një popull i tërë janë armiq dhe kanë mbetur këta një grusht njerëzish që me demek e duan Shqipërinë. Këta janë turpi i Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?