FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestë e madhe e shqiptarëve sot në Londër, me flamuj shqiptarë kanë bllokuar qendrën e kryeqytetit anglez

Emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë “pushtuar” rrugët e Anglisë me thirrje që kërkojnë largimin e Sekretares së Brendshme Suella Braverman.

Kjo e fundit deklaroi se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, ndërsa akuzoi shqiptarët atje për “abuzim me ligjet e tyre”.

Kjo deklaratë ka marrë reagimin e menjëhershëm edhe të qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama deklaroi për “Sky News” se ende po pret për një falje nga qeveria britanike.

Swiss Digital Desktop Reklama
"Braverman ti mund të jesh kriminele, ne jo", shqiptarët protestojnë në Angli

Qytetarët shqiptarë kanë përdorur muzikë shqiptare në sfond, ndërsa në pankartat e tyre lexohet se nuk janë kriminelë dhe se punojnë e paguajnë taksa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama ka akuzuar Britaninë e Madhe pas deklaratës së Braverman, se po përdor si ‘kokë turku’ shqiptarët për të justifikuar “politikat e saj të dështuara” për kufijtë dhe migracionin.

Shqiptarët janë tashmë grupi më i madh i atyre që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla./euronews albania/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?