PS-ja dorëzon Saimir Tahirin në duart e opozitës
Kuvendi miratoi me 121 vota ngritjen e Komisionit Hetimor për Saimir Tahirin, ish ministrin e Brendshëm i cili është nën hetim nga Prokuroria si bashkëpunëtor në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.
Kryetar i komisionit do të jetë Edi Paloka, ndërsa nënkryetare Ermonela Felaj. Anëtarë nga PD janë Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Edi Paloka, ndërsa nga LSI do të jetë Endrit Brahimllari. Ndërsa nga PS nuk u bënë të ditur emrat e tjerë.
PD kërkon të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit. Komisioni hetimor Tahiri do të ketë si objekt disa çështje, por tre më kryesoret janë:
1-Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit.
2-Veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hëtuar Tahirin në mënyrë të pavarur.
3-Ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e Brendshëm
KOHA JONË SONDAZH

