PS-LSI debate në Komisionin e ligjeve për Administratën Publike
Nuk ka kaluar pa debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve, ku është diskutuar për çështjet e Administratës Publike.
Megjithë mungesën e opozitës, deputeti i LSI, Luan Rama ka shkëmbyer replika me ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito si dhe me komisioneren për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha.
Në rendin e ditës të Komisionit ishte diskutimi i raporteve vjetorë të dy institucioneve, Departamentit të Administratës Publike dhe Komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil.
Luan Rama ka ndërhyrë gjatë raportimit duke përmendur performancën e dobët të punonjësve të administratës Publike si dhe problem shpesh herë të pazgjidhura ta kostove financiare që shkaktojnë moszbatimi i vendimeve gjyqësore nga ana e institucioneve.
Ndërsa ministrja Harito ka theksuar se Reforma në Administratën Publike është prioriteti që ka marrë vlerësimin më pozitiv nga BE gjatë dy viteve të kaluara, krahasuar me 4 prioritetet e tjera.
Sipas Haritos në administratën publike janë gjithsej në 90 mijë vetë, prej të cilëve 17 mijë nëpunës civilë, që trajtohen me një ligj të posaçëm i cili na mbron nga rekrutimet partiake.
“Nëse ekziston vullneti politik që të 90 mijë punonjësit t’i kalojmë në shërbimin civil, unë jam e para që do të isha shumë e lumtur për këtë gjë, në mënyrë që të gjithë nëpunësit në Republikën e Shqipërisë, të rekrutohen sipas të njëjtave kritere me ato të shërbimit civil”, është shprehur Harito.
KOHA JONË SONDAZH

