PS mat sot forcat në Kuvend, i duhen 84 vota

Këtë të hënë parlamenti do të mblidhet në seancë plenare, ku parashikohen të miratohen disa ligje me rëndësi përfshirë ndryshimin e disa taksave, që për të cilën kërkohen vota që e vetme maxhoranca nuk i arrin.

Në rend të ditës është parashikuar diskutimi dhe votimi i ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe ligji për sistemin e taksave vendore.

Seanca do të jetë edhe një provë force për mazhorancën, pasi në rend të ditës parashikohet edhe ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nisëm kjo që kërkon 84 vota. Në votimin për ligjin e teatrit, mazhoranca konfirmoi 75 vota në parlament, por bashkë me disa deputet të deklaruar të pavarur mund të arrijë në 79 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mazhorancës i duhen edhe 5 vota të tjera për ligjin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, që i rikthyen kompetencë KLD-së dhe prokurorisë së Përgjithshme për emërimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?