PS miraton punësimet elektorale. Ardit Çela: Rilindja ka mbaruar, është e shkuara! Edhe 30 ditë nga dita e madhe e gjykimit
Këshilli Bashkiak i Skraparit ka miratuar sot vendim që hap vende fiktive pune për qëllime elektorale. Drejtuesi i listës së LSI-së në Berat, Ardit Çela shprehet se vendimi i sotëm është akt i turpshëm dhe i paligjshëm.
Çela premton se çdo akt antiligjor i PS do të ndëshkohet pas 25 prillit.
Mesazhi i Ardit Çelës në Facebook:
“Sot rilindja e miratoi me turp projektvendimin e paligjshëm për punësime elektorale duke u tallur me taksat dhe paratë e skrapalinjve.
Rilindjes nuk i dhëmbin paratë e skrapalinjve. Ish-deputetit Klosi që nuk ka patur dhe nuk ka më lidhje me Skraparin nuk i dhëmb djersa dhe gjaku i skrapalinjve fisnik e të ndershëm.
Ai është tashmë një ish-deputet që nuk i vijnë dot në ndihmë as ata që gjelbëruan kodrat, malet e pyjet plot me fruta.
Askush të mos ketë dyshime, transparencë totale për këdo të keqpërdorur me apo pa dëshirë! 25 Prilli është afër!
Rilindja ka mbaruar, është e shkuara! Edhe 30 ditë nga dita e madhe e gjykimit, e cila për disa do të jetë dita e ndëshkimit!”.
KOHA JONË SONDAZH

