FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS reagon pas protestës: Aleanca e Rublave është përditë e më e dëshpëruar

Pak minuta pas mbylljes së protestës së opozitës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste. Kryetari i grupit Parlamentar, Taulant Balla, thotë se “Aleanca e Rublave” është e dëshpëruar dhe e tërbuar.

Sipas tij, opozita shqiptare kishte porosi nga Moska, që mos të flisnin asnjë fjalë për luftën në Ukrainë dhe këtë urdhër shton Balla e zbatuan me përpikëri “bedelat e Putinit në Tiranë”.

“Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur aq thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp!”, shkruan Balla në “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?