PS shtyn komisionin hetimor për Tahirin, Spaho: E zvarrisin se është i përfshirë Rama

Konferenca e Kryetarëve në Kuvend e ka shtyrë marrjen një vendimi për të ngritur një komision hetimor parlamentar lidhur me çështjen “Tahiri”. Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho, deklaroi se nuk u mor asnjë vendim pasi si gjithnjë synohet zvarritja e kësaj çështjeje: “Pa involvimin e kryeministrit, – tha ai, –  nuk do të ishte shtyrë kjo çështje që praktikisht është mbyllur.”

“Nuk u arrit të merret vendim, – tha Spaho, –  sepse sipas mendimit tonë, mazhoranca vazhdon me shtyrjen e çështjes, zvarritjet, sikundër ka ndodhut deri tani: eliminohen provat, hiqen dëshmitarët si në rastin e ekstradimit në Itali të Seitit apo lirimit të Orest Sotës; pra që kjo çështje të mbyllet apo shtyhet duke e shtyrë në kalendat greke

Justifikimet janë shabllone, se “objekti është i gjërë”, “ka nevojë për 2-3 komisione”, por nuk thanë asgjë serioze për këtë. Kërkuan kohë për të parë më mirë të vërtetën tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rregullorja kërkon 2 javë kohë për ta kaluar në seancë plenarë dhe ata kanë mekanizmin e votës. Nuk dhanë donjë argument për të treguar se ka mospërthuthje mes përcaktimeve kushtetuese apo asaj që kemi kërkuar ne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa synon të hetojë veprimet ose mosveprimet e Kuvendit lidhur me çështjen dhe hetimi nis nga kryeministri, ministrat, policia… Pra këto institucone të hetohen në pikëpamje administrative për veprimet ose mosveprimet e tyre. Pa involvimin e kryeministrit nuk do të ishte shtyrë kjo çështje që praktikisht është mbyllur.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?