PS voton kalimin me procedurë të përshpejtuar të ligjit për shembjen e Teatrit

Partia Socialiste votoi sot në Kuvend miratimin me procedurë të përshpejtuar të projekligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe lejimin e një kompanie private të ndërtojë një teatër të ri duke shfrytëzuar tokën dhe për ndërtime private.

Projektligji u miratua mbrëmë nga qeveria, ndërsa sot u paraqit në Kuvend dhe u kërkuar që diskutimi në komisione të kalojë me procedurë të përshpejtuar. Për këtë projekligj artistët protestojnë që nga muaji shkurt dhe janë kundër miratimit të tij, pasi i jep tokën e teatrit një kompanie private.

Opozita kundërshtoi procedurën duke argumentuar se për këtë ligj ka kundërshtime të forta nga artistët. “Duan të hedhin në erë Teatrin me procedurë të përshpejtuar. Maxhoranca ka futur në mënyrë të paligjshme për të nisur me procedurë të përshpejtuar ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në tokë publike të kullave private”, deklaroi deputeti i PD Enkelejd Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti i LSI Luan Rama kërkoi tërheqjen e tij nga seanca dhe vijimin e diskutimit.
“Ju ftoj ta tërheqim projektligjin dhe të vazhdojmë diskutimin në rrjedhën normale. Teatri nuk është çështje procedure e kartonësh”, tha Luan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se e kishte njoftuar në fillim të seancës këtë gjë. Sekretari i PS-së, Taulant Balla tha se qeveria e ka marrë miratimin e artistëve duke cituar një letër që është publikuar nga rreth 60 artistë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?