Publikohet foto e takimit të Nar Kokës me Edi Ramën

Intv.al publikon foton ku duket kryeministri Rama dhe Nar Koka duke darkuar së bashku

Janë bërë pjesë e realitetit denoncimet e ish-kryeministrit Berisha nëpërmjet “qytetarit dixhital” dhe nëse keni menduar që nuk ka qenë i saktë në ndonjë prej tyre, këtu kemi provën për një prej postimeve të fundit ku e akuzuan se gënjeu.
Dy ditë më parë, Berisha, me anë të një postimi në Facebook ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili zbulon një takim sekret të kryeministrit Rama me Leonard Kokën (Ose Nar Koka siç njihet).
Sipas qytetarit, kryeministri ka zhvilluar një takim prej 4 orësh me Nar Kokën, njeriu që negocioi mes tij dhe Ilir Metës vite më parë, ku u konsumua darka e famshme e “Ngjalave”. Nar Koka njihet për miqësinë e tij me kryeministrin Rama.
Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha.

berisha.png

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Nar Koka ka reaguar ndaj akuzës së Berishës me anë të kësaj fotoje, ku ai pretendon se ne fakt po darkonte në ato momente me bashkëshorten e tij. Madje për herë të parë, Nar Koka, i ka komentuar direkt Berishës në Facebook duke e përgënjeshtruar ‘Qytetarin Dixhital”.
“Doktor hera parë që shkruaj koment në fcb, jam me gruan time. Qytetari dixhital të ka genjyer”, i shkruan Nar Koka në komente Berishës.
Mirëpo në redaksinë e intv.al ka ardhur fotoja ku duket kryeministri Rama dhe Nar Koka duke darkuar së bashku pikërisht atë natë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?