Qarkullimi rrugor, Sandër Lleshi: Ikin policët, shtohen patrullat e dronët

Ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka kërkuar këtë të premte, përmes një shkrese zyrtare drejtuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhënien fund të praktikave të postblloqeve policore në akset kryesore të vendit por jo vetëm kaq.

Me këtë nismë, shefi i Rendit ka kërkuar edhe ndalimin e praktikës së dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane. Ky është një hap revolucionarizues sa i përket qarkullimit rrugor, pasi nga ky moment e në vazhdim pritet që rrugët e Shqipërisë të marrin një pamje si në vendet e zhvilluara europiane. Duke e konsideruar qarkullimin rrugor si një ndër sfidat e rëndësishme të punës së Policisë, përmes shkresës, evidentohen probleme që lidhen me gjendjen e rrugëve, me kulturën e përgjithshme të përdoruesve të saj, me kualifikimin dhe pajisjen e punonjësve të Policisë.

Ministri kërkon ndërhyrje për ndryshimin e menjëhershëm të situatës, e këtu thekson se prania e Policisë në numër të tepruar dhe statike, nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Prania e postblloqeve policore u jep rrugëve një pamje jo normale, të ndryshme nga ato të vendeve europiane dhe krijon përshtypjen e gabuar të një policie shumë të madhe, teksa raportet e numrit të policëve për frymë në vendin tonë janë më të ultat në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Me qëllim që të përmirësohet më tej niveli i sigurisë në qarkullimin rrugor, kërkoj që të merren masa të shpejta dhe të plota për të zbatuar gjithnjë e më shumë patrullimin në vend të postblloqeve në akset rrugore të vendit”,-nënvizion ministri Lleshaj. Kjo do të realizohet përmes organizmit të një sistemi të mirëfilltë patrullimi të kombinuar me mjete policie të shenjuara, punonjës policie në uniformë e mjete civile, e punonjës pa uniformë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Masa e dytë, ku kërkohet ndryshimi i shpejtë i situatës është shmangia në maksimum e punonjësve të Policisë Rrugore, që dublojnë semaforët. Kjo praktikë ndikon në edukim të gabuar të përdoruesve të rrugës, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.

Masat e tjera që do të nisin zbatimin shpejt, është projekti për dërgimin e gjobave nëpërmjet Postës, në adresë të shoferëve shkelës. Reduktimi i policisë në akset rrugore të vendit do të shfrytëzohet si mundësi që punonjësit të përfshihen në programe trajnimi, që nga ato profesionale e deri tek modulet e trajnimit fizik, të gjuhës së huaj etj. Policia e Shtetit do të aplikojë një plan ambicioz në fushën e qarkullimit rrugor, i cili nis me përdorimin e tabletave dhe vijon më tej me futjen e teknologjisë bashkëkohore (tableta, sensorë, drone) që do të ndihmojnë në mirë-menaxhimin e qarkullimit rrugor.

Në shkresë kërkohet gjithashtu shmangia në maksimum e punonjësve të Policisë Rrugore që dublojnë semaforët. Kjo praktikë ndikon në edukim të gabuar të përdoruesve të rrugës, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor. Më tej është edhe projekti për dërgimin e gjobave nëpërmjet Postës, në adresën e shoferëve shkelës të ligjit. Policia e Shtetit do të aplikojë një plan ambicioz në fushën e qarkullimit rrugor, i cili nis me përdorimin e tabletave dhe vijon më tej me futjen e teknologjisë bashkëkohore (tableta, sensorë, drone) që do të ndihmojnë në mirëmenaxhimin e qarkullimit rrugor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?